Zaev: Futbolli është lojë, fqinjësia e mirë duhet të ruhet
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev e ka uruar ekipin e Kosovës për lojë të mirë, teksa ka shtuar se fqinjësia është diçka që duhet “të ruhet me vjet, dekada dhe shekuj”.
Kosova ka pësuar humbje ndaj Maqedonisë Veriore në gjysmëfinale të play-offit të Ligës së Kombeve për kualifikim në Kampionatin Evropian. Maqedonia Veriore fitoi këtë përballje me rezultat prej 2 me 1, në një ndeshje që e kontrolloi mjaft mirë që nga minuta e parë.
“Futbolli është lojë, adrenalinë dhe frymë ekipore. Golat janë vetëm numra që skadojnë pas 90 minutave. E fqinjësia e mirë është maturi dhe respekt që duhet të zgjasë me vjet, dekada dhe shekuj”, ka shkruar ai në Facebook.
Zaevi ka uruar futbollistët maqedonas, të cilët i ka quajtur “krenaria jonë”, për fitoren që i çon më tutje në rrugën drejt Evropianit.