Zaev me deklaratë të fortë: Nëse nuk marrim datën e negociatave, bie qeveria

16 tetor 2019 | 17:12

Kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për tanjug.rs ka deklaruar se Maqedonia nuk ka alternativë tjetër perveç BE-së. Sipas tij Republika e Maqedonisë së Veriut për shkak të anëtarësimit në BE ka ndërruar emrin dhe ka arritur marrëveshje me Bullgarinë dhe Greqinë. Zaev shprehet i prerë se vendimi eventual për mos-marrjen e datës do të shkatërroj qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përcjell Alsat.

“Në shpresojmë, nuk ka asnjë vend anëtare e BE-së që ka ndonjë vërejtjeje për ne, nuk ka arsye, problem është ky diskutimi i BE-së për nevojën e reformave që është shumë e rëndësishme andaj edhe pres që reformat mund të fillojnë në BE ndërsa procesi i zgjerimit të filloj me Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe me Shqipërinë, kjo është shumë e rëndësishme që të vazhdohet me impulsin e motivimit ndaj Ballkanit Perëndimorë.

Alternativë për ne nuk ka, ne nuk mund të heqim dorë nga BE-ja sepse BE-ja është ardhmëria jonë. Sipas gjitha gjasave do të shkatërrohet qeveria në Republikën e Maqedonisë së Veriut, do të vijë dikush tjetër dhe do ta vazhdoj atë rrugë. Sepse ne pikërisht për anëtarësim në Bashkimin Evropian kemi ndërruar dhe emrin, kemi arritur Marrëveshje me Bullgarinë dhe Greqinë, kemi shënuar përparim në marrëdhëniet me Serbinë, me Shqipërinë, me Kosovën, që janë fqinjët tanë”, deklaroi për Tanjug, kryeministri Zoran Zaev.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva, ka thënë…