Zaev: Me liderët politik arritëm marrëveshje për qeveri teknike
23 korrik 2018
| 20:32
Kryeministri Zoran Zaev pas takimit me Hristian Mickovski (VMRO-DPMNE), Ali Ahmeti (BDI) dhe Bilall Kasami (Besa) tha se për shumë çështje partitë politike janë pajtuar.
Ai tha se si pushtet edhe para arritjes së marrëveshjes me Greqinë kanë bërë lëshime, duke përmendur emërimin e anëtarëve të KSHZ-së dhe tekstin e financimit të partive politike.
“Sot kemi pranuar edhe kërkesën e VMRO-së që do të mundësoj qeveri teknike sipas modelit të Përzhinos që do të zbatoj zgjedhjet. Jemi pajtuar sot të përfundoj takimi i liderëve. Por këtu kemi përfunduar një pjesë.
Kthehemi për pyetjen e referendumit, dhe gjithçka që lidhet me referendumin”, tha Zaev, i cili shtoi se “Maqedonia do të jetë anëtare e BE-së dhe NATO-së”.