Zaev: Ndryshimet nuk rrezikojnë identitetin
Komisioni për çështje kushtetuese në Kuvend filloi debatin për inicimin e ndryshimeve kushtetuese në përputhje me marrëveshjen e Prespës.
Në komision u paraqitën të gjithë anëtarët përfshirë edhe ata të opozitës. Shumica mbivotoi opozitën e cila kundërshtoi rendin e ditës. Në ekspozenë e tij, kryeministri Zoran Zaev foli për rëndësinë e ndryshimeve kushtetuese dhe nevojën e konsensusit brenda-parlamentar me qëllim realizmin e aspiratave të Maqedonisë, integrimet në NATO dhe BE.
“Bëj thirrje për unitet rreth interesave shtetërore dhe kombëtare. Të japim mbështetje të fuqishme për progresin e vendit dhe të sjellim vendim të fuqishëm. Bëhuni ata që do ta coni Maqedoninë përpara drejtë botës moderne për jetë më të mirë për të gjithë qytetarët”, theksoi Zoran Zaev, kryeministër.
Opozita kryesisht u fokusua në, siç e quajtën ata, dështimin e referendumit. Ish kreu i Kuvendit, Trajko Veljanovski potencoi se Qeveria mund të bëj çfarë të dojë, por duhet ta di se nuk i ka votat e mjaftueshme për ndryshime kushtetuese. Deputetët e tjerë nga opozita u bënë thirrje kolegëve nga shumica që të mos i votojnë ndryshimet kushtetuese.
“Vendosët që vetë ta udhëhiqni procesin të cilin populli ua vulosi me mossuksesin në referendum. Nëse vlerësoni, vazhdoni edhe tutje në këtë mënyrë, në atmosferë të mirë por ta dini se nuk i keni 2/3 e votave për ndryshimin e kushtetutës”, ka thënë Trajko Veljanovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.
Miratimi i nevojës për inicimin e ndryshimeve kushtetuese në Komisionin për çështje kushtetuese mund të zgjasë deri në 10 ditë. 13 deputetë janë paraqitur për fjalë, ndërsa shumica pret që në mos sot, deri të premten të përmbyllet debati dhe të votohet nevoja e ndryshimeve kushtetuese. Nga ana tjetër, kryeministri Zoran Zaev dhe deputetët e LSDM-së janë duke vazhduar negociatat me deputetët e opozitës me qëllim sigurimin e 80 votave për miratimin e ndryshimeve. Por opozita këmbëngul se grupi parlamentar është njëzëshëm kundër ndryshimeve.