Zaev: Reformat dhe zgjerimi i BE-së mund të ndodhin paralelisht
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev tha sot se koha është jashtëzakonisht e rëndësishme për të hapur bisedimet e pranimit në BE.
Ai e tha këtë në një konferencë ndërkombëtare “Një Ballkan për në BE” dhe theksoi se marrja e një date për të filluar bisedimet e pranimit do të bënte një ndryshim të madh sa më shpejt.
“Ne besojmë se liderët e BE-së do të bëjnë një ndryshim dhe do të marrin përgjegjësi për të na mundësuar të kemi një perspektivë të qartë evropiane dhe të rivendosim besimin në procesin e integrimit evropian”, ka deklaruar Zaev.
Ai theksoi se vonimi i vendimit për hapjen e negociatave shkaktoi një zhgënjim të madh, por gjithashtu inkurajoi Maqedoninë Veriore të transformojë dhe të miratojë standardet e BE-së, në mënyrë që të bëhet një anëtare e plotë e saj, transmeton “KP”.
Duke folur për metodologjinë e re, ai tha se ishte një hap i rëndësishëm drejt hyrjes në BE dhe se qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të vërtetonin se dëshirojnë një të ardhme në Evropë.
“Ne kemi kërkuar që BE të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e kapaciteteve dhe proceseve, dhe ne mund të dëshmojmë se mund ta sjellim Evropën këtu”, u shpreh Zaev.