Zaev tregon se cilën parti shqiptare do ta mbështes në rrethin e dytë të zgjedhjeve në Tetovë

17 korrik 2021 | 23:38

Teuta Arifi nga BDI, Bilall Kasami nga Lëvizja Besa dhe Sadi Bexheti nga PDSH-ja kanë shpallur kandidaturat e tyre për të udhëhequr me Tetovën në 4 vitet e ardhshme 2021-2025.

Tani për tani nga koalicioni ASH-AAA ende nuk është bëri i ditur emri se me cilën do të garojnë në Tetovë, po njëjtë edhe nga LSDM-ja nuk kanë bërë publik ndonjë emër për Tetovën.

TV21 ka pyetur kryeministrin Zaev se kë do të mbështesë në Tetovë, nëse në rrethin e dytë mbeten të dy kandidatët Arifi nga BDI dhe Kasami nga Besa, që të dy nga parti partnerë të koalicionit qeveritarë, Zaev thotë se shumica mendojnë se LSDM në rrethin e dytë do të hyjë me kandidatin nga Aleanca.

“Është ende herët të jepen përgjigje të tilla për supozime të tilla. Përgjigja ime në këtë pyetje mund të shkaktoj problem në koalicion.

Shumica prej nesh mendojnë se LSDM në rrethin e dytë do të hyjë me kandidatin nga Aleanca. Është herët për të folur teorikisht”, deklaroi për TV21, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish i burgosuri, Jahja Lluka, përmes një postimi në profilin e…