Zaev uron Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
22 nëntor 2021
| 11:23
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, e ka uruar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.
Në profilin e tij në “Facebook”, a ka thënë se si shtet konfirmojnë se gjuha dhe shkrimi janë ura për mirëkuptim mes traditave, kulturave dhe trashëgimisë shpirtërore.
“Me shpalljen e 22 nëntorit si Dita e Alfabetit shqip dhe kremtimin e kësaj feste të rëndësishme për komunitetin shqiptar si pjesë përbërëse e thesarit gjuhësor dhe kulturor të Maqedonisë së Veriut, konfirmojmë se gjuha dhe shkronja janë ura duke qëndruar mes traditave, kulturave dhe trashëgimisë shpirtërore”, ka shkruar Zaev.