Zaevi, deputetëve: Keni detyrë historike të siguroni rrugën e Maqedonisë drejt NATO-s e BE-së
09 tetor 2018
| 10:48
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit që të marrin hapa të rëndësishëm në lidhje me ndryshimet kushtetuese të cilat janë propozuar dje nga qeveria.
Zaev ka thënë se është koha që deputetët të votojnë për anëtarësim të vendit në BE dhe në NATO.
“Gjithë deputetët kanë detyrë historike të sigurojnë rrugën e Maqedonisë drejt stabilitetit dhe prosperitetit ekonomik. Kjo është rruga drejt NATO-s dhe BE-së, e cila kalon përmes marrëveshjes Maqedoni-Greqi”, ka shkruar Zaev në llogarinë e vet në “Facebook”.