
Zaevi e pret në takim ambasadorin Dedaj
05 dhjetor 2018
| 16:26
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka pritur në takim njohës ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shkup, Gjergj Dedajn.
Pas takimit, ambasadori Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”, ka postuar një fotografi me kryeministrin Zaev, me ç’rast ka thënë se Kosova dhe Maqedonia duhet të bashkëpunojnë shumë për thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërfqinjësore dhe të integrimit euroatlantik.
/Epoka e re/