Zaevi e Vuçiqi flasin edhe për dialogun Kosovë – Serbi
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka diskutuar të dielën me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, edhe për çështjen e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar.
Zaev konsideron se një zgjidhje mes Serbisë e Kosovës është e rëndësishme për perspektivën e evropiane dhe sipas tij duhet të përkojë me përmirësimin e jetës së serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë duke sjellë paqe.
“Të gjithë liderët në rajon janë të bashkuar në një qëllim të përbashkët të paqes”, ka thënë Zaev në Preshevë në Serbinë qendrore jugore, në një konferencë të përbashkët për medie me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
“Besoj se duhet gjetur një zgjidhje në mes Serbisë dhe Kosovës dhe ne e mbështesim plotësisht dhe shpresojmë se do të bëhet sa më shpejtë të jetë e mundur”, raporton ‘klankosova’.
“Shkak sepse ajo është e rëndësishme për Serbinë dhe perspektivën e saj evropiane dhe të rajonit në përgjithësi”, ka thënë tutje Zaev.
Kurse presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka thënë se iu është mirënjohës kryeministrit Zaev për qëndrimin e tij ndaj dialogut me Prishtinën.
Zoran Zaev dhe Aleksandër Vuçiq u takuan sot për të diskutuar kalimin e unifikuar të kufirit midis Serbisë dhe Maqedonisë.