Zaevi: Nuk e di nëse i kemi numrat për të votuar Ligjin për prokurorinë publike

09 shkurt 2020 | 15:28

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në një deklaratë për medie, ka thënë se ende nuk mund të thotë nëse janë siguruar 80 vota për të miratuar Ligjin për prokurorinë publik.

Siç ka thënë Zaevi, versioni përfundimtar i këtij ligji është dorëzuar sot në grupet parlamentare dhe priten reagimet ose sugjerimet e tyre.

“Nëse më pyet direkt, a kemi një numër, nuk mund ta them sepse sot të gjithë do ta shohin versionin përfundimtar të ligjit, me sugjerimet e të gjitha grupeve parlamentare dhe natyrisht që ata do të votojnë në përputhje me rrethanat”, është shprehur Zaevi./AlsatM/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ekspozenë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, kryeministri Albin…