Zaevi paralajmëron ndryshime në Qeveri

09 maj 2018 | 12:05

Nën argumentin se i duhet më shumë mbështetje në parlament për të çuar përpara reformat në vend, kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, ka paralajmëruar ndryshime në Qeveri.

Ai ka thënë se koalicioni qeverisës do të zgjerohet me disa parti të vogla, por pa përcaktuar se cilat janë këto parti.

Mediet në Maqedoni, si ato shqiptare, ashtu edhe ato maqedonase flasin për disa negociata që po zhvillohen në fshehtësi dhe pak dihet se cilat do të jenë ndryshimet në kabinet. Por, ato parashikojnë që kabineti qeveritar të zgjerohet.

Analistët e kanë kritikuar këtë vendim të Zaev. Sipas tyre, ndryshimet po bëhen jo për t’u përgjigjur nevojave të qytetarëve, por për të kënaqur partitë e vogla dhe siguruar mbështetjen e tyre në parlament.

Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se reformimi i Qeverisë së Maqedonisë më shumë bëhet për të plotësuar kërkesat e partnerëve të koalicionit qeverisës, sesa për të plotësuar kërkesat e qytetarëve.

Por, Zaev ka këmbëngulur se bisedimet për zgjerimin e koalicionit do të afrojnë në kabinet njerëz profesionistë, që dinë të drejtojnë në këtë periudhë të vështirë që po kalon Maqedonia.

(TCh)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me vendim të kryetarit të komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi,…