Zaevi për kandidatin shqiptar për Shkupin: Ide e mirë, por e parealizueshme
04 qershor 2021
| 18:32
Kryeministri Zoran Zaev edhe sot foli për fushën e gjelbër me shenja të pikësimit të BDI-së. Në pyetjen e TV21, nëse kjo ide brenda saj përmban një kandidat të përbashkët shqiptar për Qytetin e Shkupi, Zaev mohoi këtë gjë.
“Nuk bëhet fjalë për kryetar të Qytetit të Shkupit shqiptar, por do ta lë që BDI-ja ta kumtojë atë. Është ide e mirë dhe modernë siç thashë edhe dje. Aspak nuk është bërë fjalë për kandidat të përbashkët e as për kompensim të kryeministrit shqiptar”, Zaev.
Ditë më parë Ali Ahmeti ka bërë me dije se diqka e re do të ndodhë me 5 qershor, por nuk e ka bërë të ditur se çka.