Zaevi pret në takim deputetët e përjashtuar të VMRO-së
Pjesëtarët e Grupit të ri të Pavarur Parlamentar në Maqedoni, i formuar nga tetë deputetët e VMRO-DPMNE-së të cilët votuan në favor të fillimit të nismës për ndryshimet kushtetuese, do të takohen sot me kryeministrin maqedon, Zoran Zaev.
Përveç Zaevi ata do të takohen edhe me ministrin e Jashtëm, Nikola Dimitrov dhe atë të Drejtësisë Renata Deskoska.
Siç shkruan “Alsat”, këtij takimi do t’i paraprijnë diskutimet për draft-amendamentet e Kushtetutës që Qeveria e Maqedonisë duhet t’i paraqesë në Kuvend.
Flitet se do të diskutohet edhe për Komisionin për pajtim.
Takimi i Zaevit me 8 deputetet e përjashtuar të VMRO-së pritet të filloj në ora 13:30 ndërsa gjatë ditës se nesërme amendamentet duhet te kalojnë ne Qeveri dhe pastaj të propozohen në Kuvend.