Zaevi: Qeveria ime ka mbyllur të gjitha çështjet
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në forumin e mbajtur në dyvjetorin e formimit të Qeverisë së tij, ka thënë se kanë arritur të mbyllin të gjitha çështjet e pazgjidhura dhe të marrë përgjegjësinë, të cilën askush nuk është përpjekur ta marrë gjatë tre dekadave të fundit.
“Ne ruajtëm gjuhën dhe identitetin maqedonas. Tani qytetarët tanë po presin për një lëvizje të qartë nga Bashkimi Evropian. E vetmja gjë që na intereson është e ardhmja. Është koha për t’i treguar botës një Ballkan të ndryshëm, ku fqinjët janë miq, të përqendruar në përparimin e shoqërisë. Duke shikuar kah e kaluara, ne mund të humbim vetëm”.
“Nesër fillon një takim dyditorë i NATO-s dhe ne kemi pasur nderin dhe privilegjin të mbahet të ne. Dallimi i madh është vendi ku ishim dy vjet më parë dhe ku jemi tani”, ka thënë Zaevi.
Kryeministri Zaev ka thënë se Qeveria e tij ka zgjedhur të ardhmen dhe jo izolimin, dhe sipas tij ky është një dallim i madh, se ku ishte vendi në të kaluarën, dhe ku është tani,
Ndërsa, zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane, Bujar Osmani, ka njoftuar se 2019 do të jetë një vit historik, të cilin brezat janë duke e pritur për 20 vjet, pasi sipas tij në qershor ose korrik do të miratohet vendimi për nisjen e negociatave të pranimit e Maqedonisë së Veriut në BE.
Forumi me rastin e dyvjetorit nga formimi i një Qeverisë së drejtuar nga Zoran Zaev është ndjekur nga përfaqësuesit e shoqërisë civile, komunitetit akademik, të cilët kanë debatuar pas deklaratave hyrëse.