
Zaevi uron Tsiprasin: Marrëveshja e Prespës, e përjetshme
25 janar 2019
| 15:20
Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, ka uruar homologun e tij grek, Alexis Tsipras për votimin e sotëm të Marrëveshjes së Prespës në Kuvendin e Greqisë.
“Urime mikun tim Alexis Tsipras, së bashku me popujt tanë kemi arritur një fitore historike. Qoftë e përjetshme Marrëveshja e Prespës, qofshin të përhershme paqja dhe progresi në Ballkan dhe Evropë”, ka shkruar Zaevi në llogarinë e vet në “Facebook”.
Kjo marrëveshje ka të bëjë ndryshimin e emrin të Maqedonisë në Maqedoni Veriore. Ndryshimi i emrit të Maqedonisë vjen pas 27 vitesh të refuzimit të emrit nga ana e Greqisë.