Zafa kujton betejën për liri a vdekje në Vërri të Prizrenit 26 vjet më parë
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në rajonin e Prizrenit, Zafir Berisha – Zafa, ka kujtuar 26 vjetorin e betejës në Vërri të Prizrenit.
Ai ka thënë se fitorja e UÇK-së më 16 korrik të vitit 1998 kundër forcave të okupatorit serb dhe bashkëpunëtorëve të tyre, ishe kushtrim për mobilizim të qindra-mijëra të rinjve që i kapin armët për liri.
“Përballja me forcat e armikut vazhduan edhe me shumë beteja që u zhvilluan gjatë vitit 1998-1999, e të cilat kulmuan më 12 qershorin 1999 ku përfundimishẗ i jepet funde sundimit shekullor sllavë në tokat tona”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.
Postimi i plotë i Berishës:
26 vjet më parë, më 16 korrik 1998 i zhvillua beteja UÇK-së për liri a vdekje në Vërri të Prizrenit, kundër forcave të okupatorit serbë dhe argatëve të tyre!
Pas dështimit të policisë̈ serbe për të më likuiduar në një pritë të ngritur më 7 korrik 1998 të “Laku i Billushës”, ku kishte marrë pjesë personalisht edhe komandanti i policisë serbe në Prizren Shekiq, më 16 korrik /98 forcat të mëdha të okupatorit serb marrin një ofensivë tjetër hakmarrëse për humbjet e 7 korrikut kundër pozicioneve të UÇK-së në rajonin e Vërrinit të Prizrenit.
Më 16 korrik 1998 isha me Remzi Ademaj – Petritin dhe Xhevat Berishën në selinë e Shtabit të UÇK-së në Jeshkovë duke u konsultuar për disa aktivitetet luftarake. Bisedën na ndërprenë krismat e mitralozit dhe armëve tjera që vinin nga lagjja Tusuz e Prizrenit.
Kompania e Batalionit të parë në Tusuz ka pranuar luftën ballë për ballë me forcat e armikut pakë para mesditës.
Krismat e luftimeve u dëgjuan në të gjithë rajonin Vërrinit që ishte i shpallur zonë e lirë e UÇK-së, ende pa dalë në oborr të Shtabit, krismat e luftimeve u përhapen edhe në Kulla të Hoqës për të vazhduar më vonë edhe te Laku Billushës.
Xhevati u nis menjëherë̈ me një pjesë të ushtarëve të Policisë Ushtarake për në Tusuz, ndërsa unë për të Kulla e Hoqës, kurse Remziu shkoi në drejtim të një pozicioni nga ku vërehej e gjithë vija e zjarrit në një kodrinë mbi fshatin Hoq e Qytetit.
Pasi arrita në vijat e frontit të vendi “Kulla” me disa të rinj nga Hoqa shtrim në rrugë pengesat e improvizuara me vllaqa për të penguar lëvizen eventuale të makinerisë serbe që ishin afruar afër 200 m.
Nga aty e pashë se forcat serbe me artileri granatonin pozitat tona edhe në Billushë, vetëm e vetëm që njësitet e UÇK-së nga ai fshat mos mund të vinin në ndihmë njësive të UÇK-së në Hoqë të Qytetit, sepse pozita gjeografike i favorizonte shumë forcat tona që vepronin atje.
Atëherë unë shkoj e i marrë disa nga luftëtarët e Kompanisë së Billushës dhe futemi nga mbrapa forcave të armikut ku tashmë kishte arritur edhe një njësi e policisë ushtarake.
Me ndihmën e Xhemës nga Hoqa, i cili familjen e kishte brenda në shtëpi, pikërisht afër vendin ku po zhvilloheshin luftimet, arritëm të dalim prapa forcave serbe dhe t’i sulmojmë në befasi, ndërsa nga pjesa e sipërme përpos luftëtarëve nga Hoqa ishte edhe Ymer Shala – Kaqaku e Avdi Shala me një pjesë të luftëtarëve nga Jeshkova.
Forcat serbe me panik largohen drejtë bazave të tyre, të turpëruar dhe me humbje të mëdha.
Luftimet u ndërprenë edhe në Tusuz ku përveç Xhevat ishin edhe Seladin Berisha dhe Agim Shala, që të tre tani heronj të Kosovës.
16 korriku i 1998 përpos që ishte një ditë lufte e ashpër, ishte edhe një ditë me mot të nxehtë dhe me diell, ku vapa dhe tymi i barotit që dilte nga grykat e pushkëve e bënte të vetën.
Fitorja e UÇK-së më 16.07.1998 kundër forcave të okupatorit serbë dhe bashkëpunëtorëve të tyre, ishe edhe një kushtrim për mobilizim të qindra-mijëra të rinjve që t’i kapin armët për liri.
Përballja me forcat e armikut vazhduan edhe me shumë beteja që u zhvilluan gjatë vitit 1998-1999, e të cilat kulmuan më 12 qershorin 1999 ku përfundimishẗ i jepet funde sundimit shekullor sllavë në tokat tona.
Kujtoj me shumë respekt të gjithë ata luftëtarë që bënë të pamundshmen në luftimet me forcat e okupatorit serbo-sllav, ndërsa përkulemi para atyre që dhanë edhe jetën që ne të jemi të lirë!
Me respekt, Zafa