Zafa takon veteranët e UÇK-së: Më 9 shkurt mos votoni njerëz që koordinohen me kriminelin Rajdoiçiq
Kandidati për deputet nga koalicioni AAK – Nisma me numër 14, Zafir Berisha, ka takuar sot përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, të cilëve u ka premtuar se me rikthimin e tij në Kuvendin e Kosovës do të angazhohet që vlerat e kësaj lufte të mbrohen ashtu si e meritojnë.
Ai ka thënë se fyerjet dhe linçimet që po bëhen nga disa individë dhe përfaqësues të ndonjë subjekti politik me propagandën e përgatitur në kuzhinat e Beogradit do të marrin fund njëherë e përgjithmonë.
Berisha ka theksuar luftëtarëve të UÇK-së u ka kërkuar që më 9 shkurt mos të votojnë njerëz që koordinohen me kriminelin Rajdoiçiq për pagën minimale të veteranin dhe ata që invalidët e luftës tash e sa vite i kanë lënë pa proteza.
“Fyerjet dhe linçimet që po bëhen nga disa individë dhe përfaqësues të ndonjë subjekti politik me propagandën e përgatitur në kuzhinat e Beogradit do të marrin fund njëherë e përgjithmonë! Nëse para disa vitesh një ish-luftëtar apo mbështetës i luftës për lirinë e Kosovës është mashtruar nga Albini pasi nuk e ka ditur se kush është Albini dhe e kanë votuar, sot më nuk ka asnjë arsye për të votuar prapë pasi po vërtetohet që ky njeri, edhe pse ka ardhur në pushtet dhe me votat e disa njerëzve të dala nga lufta, ka bërë ministra njerëz që UÇK-në e kanë hale në sy, dhe i referohen me termin mercenarë. Në këtë regjim ka ministra që kanë çuar dosje në Hagë kundër luftëtarëve për të cilët kanë marrë mirënjohje nga krimineli serb Daçiq në mbledhjen e OKB-së. Luftëtarëve të UÇK-së iu kërkova që më 9 shkurt mos të votojnë njerëz që koordinohen me kriminelin Rajdoiçiq për pagën minimale të veteranin dhe ata që invalidët e luftës tash e sa vite i kanë lënë pa proteza. Do të ishe e turpshme që jo vetëm ish-luftëtarët e UÇK-së por dhe për çdo qytetarë të Kosovës, që ta votonte një kryeministër, që shpalli hero kriminelin Oliver Ivanoviq që masakroi qytetarët e pafajshëm në Mitrovicë”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.