Zafa thotë se ia dha goditjen përfundimtare Haskukës në Prizren
Zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka thumbuar kundërshtarët politikë në Prizren, pasi i doli në mbështetje kandidatit të PDK-së për kryetar të kësaj komune, Shaqir Totaj në zgjedhjet e 14 tetorit ku edhe dolën fitues.
“Ka pasur edhe të atillë që nuk i kanë besuar goditjeve përfundimtare të mija!”, ka shkruar Berisha në llogarinë e vet në “Facebook”, teksa ka postuar një fotografi duke boksuar.
Këtë deklaratë Berisha duket se e ka bërë si “thumb” për kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka , i cili nuk ka arritur që të fitonte në balotazh në Prizren.
Pas raundit të parë të zgjedhjeve në Prizren, kryetari i Degës së Nismës, Zafir Berisha ka konfirmuar se kjo parti do të jetë në mbështetje të Totajt.
Totaj atje kishte marrëveshje edhe AAK-në dhe AKR-në.