
Zafir Berisha: Albini me mjeshtëri manipuloi për një grushtë votash analfabetët dhe trushpërlarët
Kandidati për deputet i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka thënë se si një narcist që është, Albin Kurti luajti me kartën e “patriotizmit” në veri të vendit.
Sipas tij, Kurti me “mjeshtëri manipuloi për një grushtë votash analfabetët dhe trushpërlarët si dhe me ata të cilëve iu ka ndaluar ora në vitin 1999 nëpër “baushtella” të perendimit, duke rrezikuar partneritetin me aleatët dhe të gjitha të arriturat nga epoka UÇK-së deri më sot në Kosovë”.
“I rrethuar nga pakurrizor dhe me neojugosllavë e mbetje titiste, ai po sillet sikurse Kosova të është çiflig i sjellur nga Vlladimiri, ndërsa në anën tjetër si qiragji që është në këtë vend, ai po i fundosën vleret e shoqëris tonë”, ka shkruar në Facebook Berisha.
“Koha për me dalën nga hipnoza e atyre që janë prekën nga “Sindromi Stokholmit” nuk është kurr vonë…”, ka shkruar Berisha.