Zafir Berisha: Duam një parlament që i përfaqëson denjësisht qytetarët e Kosovës
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka thënë se kjo parti dëshiron që ta kthen politikën në duart e qytetarëve duke vënë në qendër njeriun dhe nevojën e tij për më shumë liri, të drejta e mundësi të barabarta.
“Ne duam një parlament që i përfaqëson denjësisht qytetarët e Kosovës, që janë ligjbërës të përgjegjshëm dhe kontrollues të kujdesshëm të shpenzuesve të parasë publike nga institucionet e shtetit. Pa asnjë ngurrim a paragjykim, me urtësi e kurajë të njerëzishme, ne do ta kthejmë vullnetin e qytetarëve në një vullnet për mirë qeverisje e solidaritet”, ka shkruar Berisha në llogarinë e vet në “Facebook”, ku ka publikuar një fotografi me struktura të partisë.
Postimi i plotë i tij:
Nisma Socialdemokrate dëshiron që ta kthen politikën në duart e qytetarëve duke vënë në qendër njeriun dhe nevojën e tij për më shumë liri, të drejta e mundësi të barabarta.
Ne synojmë të bëjmë politikë me fjalë të thjeshta dhe me një legjislacioni koherent e të standardeve evropiane.
Ne duam një parlament që i përfaqëson denjësisht qytetarët e Kosovës, që janë ligjbërës të përgjegjshëm dhe kontrollues të kujdesshëm të shpenzuesve të parasë publike nga institucionet e shtetit.
Politika e re është pasion, është përkushtim permanent, është shërbim i vullnetshëm dhe i përgjegjshëm.
Politika e re është një rrugë e re reformash vizionare që përshpejtojnë ndërtimin e shtetit të se drejtës.
Politika e re është dashuri për fëmijët tanë pa dallime etnike fetare dhe gjinie.
Pa asnjë ngurrim a paragjykim, me urtësi e kurajë të njerëzishme, ne do ta kthejmë vullnetin e qytetarëve në një vullnet për mirë qeverisje e solidaritet.
/Epoka e re/