Zafir Berisha: Duhet me pensionu Albinin më 9 shkurt, është bërë për gjynah

20 janar 2025 | 20:41

Kandidati për deputet nga Nisma, Zafir Berisha thotë se duhet votuar koalicionin e veprave të mëdha me numër 137, për ta shpëtuar Kosovën.

Tutje, Berisha thotë se duhet shpëtuar edhe Albinin më 9 shkurt, duke e pensionuar pasi nga paraqitjet e tij është bërë për gjynah.

“Në Poslishtë të Vërrinit për të kërkuar mbeshtetje si në kohë të vështira, për ta shpëtuar Kosovën, duke votuar koalicionin e veprave të mëdha me nr 137, por për ta shpëtuar edhe Albin, duke penzionuar me 9 shkurt, duke ja dhën mundësin dhe hapësirën me u trajtu te mjeku… i cili në bazë të paraqitjeve është bërë për gjynah!

Si deputet i Kosovës, garantova se ashtu siç e kemi nxerrën vendin nga hiri dhecrrënojat e luftës dhe e kemi rindërtu, ashtu do ta nxerrëm edhe nga terri energjetik.

Së bashku ja dalim!”, shkruan Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet, Nait Hasani i cili garon me numrin…