Zafir Berisha është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale
Ish-deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale.
Lajmin e ka bërë me dije Berisha në llogarinë e vet në “Facebook”.
“As padrejtësitë e radhës nuk do ta zbehin luftën dhe përpjekjen e UÇK-së për liri. Ftesa nga Gjykata Speciale në Hagë po shpresoi se është përpjekja e fundit për ta njollosur luftën dhe sakrificën shekullore të shqiptarëve për liri në trojet e veta”.
“Tendenca për ta krahasuar luftën çlirimtare të UÇK-së me luftën gjenocidale të Serbisë nga kjo gjykatë e cila është produkt i një ‘raporti’ me të dhëna nga Serbia dhe mbetjet e tyre në Kosovë, është ofendim për mijëra qytetarë të vrarë nga aparati shtetëror i Serbisë. (Më në fund, dikush po i korrën ‘frutet’ e luftës speciale 20-vjeçare kundër vlerave të UÇK-së dhe eksponentëve të saj)! Për dy dekada është heshtur, përballë një fushate të orkestruar kundër luftës, luftëtarëve (UÇK-së) dhe veprimtarëve të çështjes kombëtare!”, ka shkruar Berisha.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=3219473888082767&set=a.556465994383583&type=3&theater