Zafir Berisha: Ftesa për Ramushin nga Gjykata Speciale, tallje me shtetin!
19 korrik 2019
| 16:52
Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka thënë se ftesa për Ramush Haradinajn nga Gjykata Speciale është tallje me shtetin e Kosovës.
Ai nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook” ka shkruar se sa herë duhet ta dëshmojë Haradinaj se është i pafajshëm dhe se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë.
“Ftesa për Ramushin nga Gj.Speciale është tallje me shtetin! Sa herë duhet me dëshmu Ramushi se është i pafajshëm dhe lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë!? Kjo është shantazh ndaj shtetit!!!
Ju që keni votuar Gj.Speciale a po bindeni se keni luajtur lojën e djallit? Mbaju Ramush, Kosova është me ju edhe në këtë rast”, ka shkruar Berisha.
/Epoka e re/