Zafir Berisha fton qytetarët në tubimin e AAK-NISMA në Prizren: Pjesëmarrja, sinjal i fundit të keqqeverisjes në Kosovë
02 shkurt 2025
| 19:03
Zafir Berisha nga koalicioni AAK-NISMA iu ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në tubimin e fushatës zgjedhore në Prizren, që mbahet nesër në ora 18:00, raporton GazetaBlic.
Ai theksoi se kjo pjesëmarrje është një paralajmërim i sigurt i fitores më 9 shkurt 2025 dhe fundin e qeverisjes së keqe në Kosovë.
Berisha theksoi se mbështetja e qytetarëve është kyçe për ndryshimin dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për vendin.