Zafir Berisha: Gjykata Speciale është një mostrum politik serbo-rus kundër UÇK-së
Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka reaguar ndaj akuzë së për Hashim Thaçin.
Ai ka bërë me dije akuza e re e Gjykatës Speciale për ish-presidentin e Kosovës tregon padrejtësinë e radhës që kjo gjykatë po bën kundër çlirimtarëve.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkrua se Specialja është një mostrum politik serbo-rusë kundër UÇK-së.
“Pasi po dështojn ta argumentojn akuzën me dosje të Serbisë dhe argatëve të tyre, me “filma” po mundohen të arsyetohen se dikush gjoja po i pengon. Akuza e re e Prokurorit të Specializuar në Hagë kundër ish-presidentit të vendit Hashim Thaçit dhe të tjerëve, për gjoja pengimit e drejtësisë, tregon padrejtësin e radhës që po e bën ky mostrum politik serbo-rusë kundër çlirimtarëve! Në emër të drejtësis po bëhet një padrejtësi e madhe e stilit sovjetik në zemër të Evropës”, ka shkruar ai.
Sipas tij, që nga fillimi një gjykatë e tillë ka qenë politik.
“Kanë ngritën aktakuzën me dosje të Serbisë me të cilën Hashimi dhe UÇK-së ka bër luftë për ta ndalur gjenocidin mbi shqiptarët, luftë kjo që është ndihmuar edhe nga alaenca e Nato-s, dhe thonë ço ndajmë drejtësi!!! Drejtësi bëhet kur arrestohen dhe denohen ata që vranë mbi 13 mijë qytetarë të pafajshëm, dhunuan mbi 20 mijë gra shqiptate dhe shkatërruan çdo gjë në Kosovë… jo me ata që bën rrezistenc titanike për me ndalu këzë gjenocid”, ka shkruar ai.