Zafir Berisha i kthehet fesë

23 shkurt 2021 | 23:47

Zyrtari i NISMA-s së Fatmir Limajt, Zafir Berisha, nuk ka arritur të futet në Kuvend si deputet meqë partia e tij nuk e ka kaluar pragun.

Për këtë mossukses në zgjedhje Berisha në vazhdimësi ka tentuar te gjejë fajtorin. Ai vazhdimisht ka atakuar tek Lëvizjen Vetëvendosje duke thënë se kjo parti ua ka shpërlarë trurin të rinjve.

Berisha së fundi është duke praktikuar një lloj të veçantë reagimesh, duke cituar profetë e dijetar të fesë islame.

Pasi dje ka cituar profetin Muhamed, sot ka zgjedhur që me ndjekësit e tij të ndajë një thënje të Ebu Hurejrës, shokut të profetit Muhamed, rreth shenjave të një personi që është hipokrit.

“-Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) përcjell se Profeti (alejhi salatu ue selam) ka thënë: “Shenjat e hipokritit janë tre: Kur flet gënjen, kur e jep premtimin nuk e mban dhe kur i lihet diçka në amanet (mirëbesim) tradhëton.”

[Buhariu me nr 33 dhe Muslimi me nr 59]”, thuhet në citatin që ka shpërndarë Zafir Berisha.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan,…