Zafir Berisha i NISMA-s: Të mos i jepen Danimarkës burgjet me qira, po rritet numri i hajnave në Kosovë

26 gusht 2023 | 16:12

Zyrtari i lartë i Nismës, Zafir Berisha, ka ironizuar me zhvillimet e fundit në vend sa i përket disa aferave, ku si rezultat i dyshimeve për keqpërdorime janë arretuar disa zyrtarë të shtetit e persona të tjerë.

Berisha ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të anulohet marrëveshja me Danimarkën për dhënien në shfrytëzim për disa vite të burgut të Gjilanit.

Ai në Facebook ka shkruar se numri i hajnave në Kosovë po rritet me shpejtësinë e dritës. tij, kjo i bën të nevojshme hapësirat e reja të burgjeve në vend.

“Marrëveshja me Danimarkën për me i shfrytëzuar me qira burgjet e Kosovës (Gjilanit) duhet të ndërpritet urgjentisht.

Rritja e numrit të hajnave, narkodilerëve dhe sekserëve në Kosovë me shpejtësin e dritës, e bën gjendjen alarmante për hapësira nëpër burgje.

Paralel me 12 katëshin në Dubravë duhet të planifikohet edhe një 12 katësh në Shtime për trushpërlar”, ka shkruar Berisha.

Pse Samsung Galaxy Z Fold5 është smartphone ideal për gaming?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar,…