Zafir Berisha i reagon Besnik Bislimit: Faton Hajrizin e detyruan të bëjë shkelje të ligjit dhe tash e quajnë kriminelë, njejtë si Serbia
Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës, është kritikuar ashpër pas një deklarate rreth Faton Hajrizit, që u vra në Serbi, pasi ishte arratisur nga burgu në Kosovë, të cilin e quajti kriminel.
Zafir Berisha, ish-komandant i UÇK-së, vlerësoi se pasi u quajt kriminel Hajrizi, Qeveria dhe Presidenca e Kosovës duhet të tregojnë se cila është përgjegjësia e tyre në këtë mes.
E detyruan të bëj shkelje të ligjit dhe tash e quajnë kriminelë, njejtë si Serbia.
Para se me ardhën në këtë përfundim për Faton Hajrizin, qeveria Kosovës dhe presidenca duhet me tregu cila është përgjegjësia e tyte për këtë rastë?
Poshtërsia e regjimit nuk ndalet me kaq, eksponent të saj filluan sot paradite ta krahasojn me terroristin Radojçiq, e mjerë Kosova në duar të kuj ka ra.