Zafir Berisha i reagon Kurtit: Prizreni nuk është kryeqytet i ‘Pekmezit’ por kryeqytet shpirtëror i shqiptarëve

18 janar 2025 | 21:15

Kandidati për deputet nga NISMA, Zafir Berisha, me numër 14 në listë, sonte ka zhvilluar një tubim në lagjen ‘2 korriku’ të Prizrenit. Ai theksoi mobilizimin e qytetarëve për t’i dhënë një JO të vendosur qeverisë aktuale në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha i është përgjigjur deklaratave të Albin Kurtit, duke thënë se Prizreni nuk është kryeqytet i ‘Pekmezit’, por kryeqytet shpirtëror i shqiptarëve.

Berisha gjithashtu premtoi se angazhimi i tij si deputet do të jetë i sinqertë dhe i përkushtuar, duke mbrojtur vlerat kulturore të Prizrenit dhe promovuar zhvillimin ekonomik e mirëqenien sociale.

Postimi i plotë:

Prizreni është një qytet me një histori dhe trashëgimi të pasur kulturore, nuk është kryeqytet i “Pekmezit” siç mendon ai që është duke shkelur dhia,por kryeqytet shpirtëror i shqiptarëve!

Sot në Lagjen “2 korriku” të Prizrenit në mobilzim për t’i dhën JO të keqes qeverisëse me 9 shkurt.

Si deputet i Kuvendit të Kosovës, do të punojmë për ruajtjen e këtyre vlerave dhe promovimin e turizmit kulturor, duke rritur mundësitë për zhvillim ekonomik, punësim dhe mirëqenje sociale.

Angazhimi im si deputet do të jetë një angazhim i sinqertë dhe i përkushtuar.

Do të jem gjithmonë në shërbim të interesave të qytetarëve pa dallim dhe do të punoj për një Kosovë më të zhvilluar, më të sigurt ku do të ketë drejtësi dhe barazi për të gjithë.

Së bashku ja dalim!

#veçVEPRA137 #Zafa14
Zafa

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zafir Berisha, kandidat i koalicionit AAK-Nisma dhe të tjerët për…