Zafir Berisha i reagon Kurtit: Prizreni nuk është qytet i pekmezit, por kryeqytet shpirtëror i shqiptarëve!
Zafir Berisha, kandidat i koalicionit AAK-Nisma dhe të tjerët për deputet, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, që e cilësoi Prizrenin si “qytet të pekmezit”.
Berisha ka thënë se Prizreni nuk është qytet i pekmezit, por kryeqytet shpirtëror i shqiptarëve.
Ai ka shtuar se në lagjen “2 korriku” të Prizrenit, qytetarët janë mobilzuar për t’i thënë “JO të keqes qeverisëse me 9 shkurt”.
“Si deputet i Kuvendit të Kosovës, do të punojmë për ruajtjen e këtyre vlerave dhe promovimin e turizmit kulturor, duke rritur mundësitë për zhvillim ekonomik, punësim dhe mirëqenje sociale”, ka shkruar Berisha.
Postimi i plotë i Berishës:
Prizreni është një qytet me një histori dhe trashëgimi të pasur kulturore, nuk është kryeqytet i “Pekmezit” siç mendon ai që është duke shkelur dhia,por kryeqytet shpirtëror i shqiptarëve!
Sot në Lagjen “2 korriku” të Prizrenit në mobilzim për t’i dhën JO të keqes qeverisëse me 9 shkurt.
Si deputet i Kuvendit të Kosovës, do të punojmë për ruajtjen e këtyre vlerave dhe promovimin e turizmit kulturor, duke rritur mundësitë për zhvillim ekonomik, punësim dhe mirëqenje sociale.
Angazhimi im si deputet do të jetë një angazhim i sinqertë dhe i përkushtuar.
Do të jem gjithmonë në shërbim të interesave të qytetarëve pa dallim dhe do të punoj për një Kosovë më të zhvilluar, më të sigurt ku do të ketë drejtësi dhe barazi për të gjithë.
Së bashku ja dalim!
#veçVEPRA137 #Zafa14
Zafa