Zafir Berisha kërkon që Kuvendi ta bëjë këtë veprim para se të shpërndahet

31 korrik 2019 | 14:03

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha ka kërkuar konsensus  që Kuvendi i Kosovës të mos shpërndahet para se të miratojë  edhe 50 projektligje që kanë mbetur në sirtarët e këtij institucioni.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se miratimi i këtyre ligjeve nënkupton edhe arsyetimin e shumave të mëdha financiare që janë shpenzuar gjatë punës që është bërë deri te leximi i dytë.

“Para se me u shpërnda Kuvendi i Kosovës pas situatës se re të krijuar nga dorëheqja e Ramushit, është mirë të gjendet një konsensus politik dhe të miratohen mbi 50 ligje që kanë mbetur në sirtarët e Kuvendit. Miratimi i këtyre ligjeve nënkupton edhe arsyetimin e shumave  të mëdha financiare që janë shpenzuar gjatë punës që është bërë deri te leximi i dytë”, ka shkruar Berisha

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra franceze, Rennes ka rishfaqur interesim për kapitenin  e Arsenalit,…