Zafir Berisha: Kosova Fituese është alternativa e vetme që garanton siguri dhe zhvillim ekonomik

30 janar 2025 | 22:24

Kandidati për deputet nga radhët e Koalicionit për Kosovën Fituese, Zafir Berisha, ka thënë se ky koalicion është alternativa e vetme që garanton siguri duke e anëtarësuar Kosovën në NATO.

Pas një tubimi në Zhur, Berisha ka thënë se do t’i japin fund qeverisjes së Albin Kurtit.

“Sot, në Zhur me lumjan të vendosur me i dhën fund qeverisjes nga një qiraxhi, i cili kur po harron me i përdorën tabletat, po ja u kërkon analfabetëve të sektit të tij me ja u rrit fëmijët, derisa të vetin, ja rritën Norvegjia! Lumjanët janë ata që i kanë pri shumë lëvizjeve për të mirën e Kosovës, prandaj prezenca e tyre me Kosovën Fituese 137, shtonë garancin se me 9 shkurt do të merrën fund eksperementi me Kosovën nga hajdutët dhe kusarit e regjimit aktual, të cilët shktëruan të gjitha të arriturat që kemi bër së bashku nga epoka e UÇK-së deri sot. Lumjanët i garantova se Koalicioni për Kosovën fituese 137, është alternativa e vetme që garanton siguri duke antarësuar Kosovën në NATO, si dhe zhvillim ekonomik dhe pavarësi energjetike”, thuhet në postimin e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet, Elmi Reçica ka marrë pjesë në tubimin…