Zafir Berisha: LV-ja po paraqitet se nuk di asgjë rreth propagandës serbe-ruse

10 tetor 2020 | 14:54

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po paraqitet se nuk di asgjë rreth propagandës e cila po përkrahet edhe nga agjentura serbe-ruse.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se dezinfektimi i kësaj dukurie është shumë jetike për shoqërinë e Kosovës.

Postimi i plotë i tij:

Një grumbullë mbetjesh primitive në shoqërinë tonë, janë bashkuar në një sektë politik dhe për vite të tëra praktikojnë propaganda të modelit Joseph Goebbels për të linquar rivalët politikë, në përpjekjet për t’i bërë “lavazh trurit” të militantëve me qëllimin për me i manupuluar dhe pastaj me i përdorën në ambiciet djallëzore të sektit të tyre!

“Shpërlarja e trurit” është dukuri të cilës as shkenca për momentin nuk është duke i dhën përgjegje, prandaj dezifektimi i k’saj dukurie është shumë jetike për shoqërinë kosovare.

Gjithë k’saj propagande e cila po përkrahet edhe nga agjentura serbe-ruse e për të cilën VV po paraqitet se nuk di gjë, duhet t’ përgjigjemi sipas një thënje popullore “pyka e drurit e qanë drurin”!

Zafa

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Demokracia Studentore" ka kërkuar nga rektori aktual i Universitetit të…