Zafir Berisha: Mbështetja dhe promovimi i zejeve tradicionale është synimi i koalicionit 137
29 janar 2025
| 14:06
Kandidati për deputet nga koalicioni për “Kosovën Fituese” me numrin 14, Zafir Berisha, ka vizituar disa nga zejet tradicionale në Prizren.
Me këtë rast, ka thënë se mbështetja dhe promovimi i zejeve tradicionale është synimi i koalicionit 137.
“Mbështetje për promovimin e zejeve tradicionale dhe ruajtjen e artizanateve lokale si një pjesë e trashëgimisë kulturore në Prizren është synimi i koalicionit të veprave të mëdha 137. Nxitja e zhvillimit të zejtarisë në Prizren dhe kudo në Kosovë nëpërmjet stimulimit dhe mbrojtjes së interesave të zejtarëve është domosdoshmëri, me qëllimin që të ruhen shërbimet dhe prodhimet e zejtarisë”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.