Zafir Berisha ndërprenë biznesin, tërë hotelin e ofron për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri
27 nëntor 2019
| 18:11
Ish-komandanti i UÇK-së nga Prizreni, Zafir Berisha, i cili njëherit është edhe pronar i Hotelit dhe Restaurantit “Kështjella”, ka njoftuar se ka ndërprerë aktivitetin biznesor për të vënë të gjitha hapësirat në dispozicion të të prekurve nga tërmeti në Shqipëri.
“Të nderuar miq. Gjendja e rënduar për vëllezërit tan në Shqipëri pasi u godit nga tërmeti, na bënë që të ndërpresin aktivitetin tonë si biznes dhe të vëmë në dispozicion të gjitha dhomat e Hotel/Restaurant Kështjella në fsh Vlashnje-Prizren për ata që kanë nevojë për strehim, si dhe të gjitha shërbimet tjera për tu ndier ata që vendosen sikurse në shtëpinë e tyre. Nr tel 044607402. Nga pronari i “Kështjellës”, thuhet në njoftim.