Zafir Berisha në Malësi të Vërrinit: Vota për 137 është votë për Kosovën në NATO
Kandidati për deputet nga NISMA Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka qëndruar sot në Malësi të Vërrinit, ku ka takuar bashkëluftëtarë dhe mbështetës të koalicionit për “Kosovën Fituese” me numër 137. Gjatë këtij takimi, Berisha ka theksuar se vota për numrin 137 është votë për anëtarësimin e Kosovës në NATO, për një Kosovë pa sanksione nga BE dhe për një Kosovë të integruar në strukturat euroatlantike. Ai gjithashtu ka kritikuar qeverisjen aktuale për rrezikimin e vlerave të shtetit me sjelljen e papërgjegjshme në adresë të atyre që kanë kontribuar për vendin.
Postimi i plotë:
Në Malësi të Vërrinit me bashkëluftëtar dhe mbështetës të koalicionit për Kosovën Fituese me nr 137.
Të vendosur në mbrojtje të vlerave të shtetit, të cilat fatë të keq po rrezikohen nga njerzit e papërgjegjshëm, të cilët aksidentalishtë erdhën në pushtet me mashtrime dhe propagand shpifse e linçuese në adresë te atyre që bën vepra të mëdhe për Kosovën.
Vota për nr 137 është votë për Kosovën në NATO, për Kosovën pa sanksione nga BE, për Kosovën të integruar në strukturat euroatlantike si e vetmja alternativë!
Së bashku ja dalim!
#veçVEPRA137 #Zafa14