Zafir Berisha nga Anadrinia: Prioritet do të jetën ofrimi i subvencioneve dhe granteve për fermerët

19 janar 2025 | 22:19

Kandidati për deputet në radhët e NISMA-së, Zafir Berisha, ka bërë të ditur se ka takuar qytetarët në Piranë.

Berisha, përmes një postimi në facebook u shprehë se prioriteti do të jetën ofrimi i subvencioneve dhe granteve për fermerët që investojnë në zhvillimin e blegtorisë, përmirësimin e kushteve të përpunimit dhe grumbullimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale.

Ndërsa theksoi se gjithashtu do të ketë investime në ndërtimin dhe përmirësimin e rrugëve, sistemeve të ujitjes dhe kanaleve, dhe frigoriferëve të ftohtë për transportimin e produkteve blegtorale.

“Sot, në Piranë me mbështetës të koalicionit për Kosovën fituese 137, nga Anadrinia e Prizrenit.

Prioriteti  i kualicionit të veprave të mëdha 137,  do të jetën ofrimi i subvencioneve dhe granteve për fermerët që investojnë në zhvillimin e blegtorisë, përmirësimin e kushteve të përpunimit dhe grumbullimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale.

Por jo grande dhe subvencione për dajallar, teze halla e vllazni siç ka ndodhur me regjimin në ikje!

Investime në ndërtimin dhe përmirësimin e rrugëve, sistemeve të ujitjes dhe kanaleve, dhe frigoriferëve të ftohtë për transportimin e produkteve blegtorale.

Së bashku ja dalim!”, ka shkruar Berisha

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i AAK-së me numër 98, Edmond Hoxha,…