Zafir Berisha: Opozita të bëhet pjesë e betejës kundër Serbisë

03 janar 2019 | 23:23

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, i ka bërë ftesë opozitës që të jenë pjesë e betejës politike e diplomatike në raport me Serbinë.

Berisha përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se inatet dhe interesat e tyre nuk mund të ndalin këtë përballje me Serbinë.

Postimi i plotë i tij:

Kosova mbi të gjithë!
Opozita në Kosovë duhet të bëhet pjesë e betejës politike e diplomatike në raport me Serbin.
Ata besoi se e din mirë se inatet dhe interesat e tyre meskine për llogari të politikës së tyre ditore (që munden me çen legjitime në rrethana tjera) nuk munden me ndaluar këtë përballje me Serbin edhe për faktin se tashmë dihet se me këtë problematik jan duke u marruar edhe faktori politik, ekonomik dhe ushtarak të cilët jan determinues të rendit të ri në botë.

Elegjit për të kaluarën e tyre të “lavdishme” mbi të cilën aktualishtë kanë formësuar qëndrimet e tyre, duhet ti mbeten historis dhe ti kthehen realitetit sepse edhe ky proces do të kryhet si shumë procese tjera dhe ata do të vazhdojn me i thurur “lavde” vetes se si asnjë proces i rëndësishëm në historin më të re të Kosovës nuk ka ndodhur pa ta!

Një thënje popullore thotë “secili duhet me ja ditë hallin vetes”!!!
Opozita, por edhe i gjithë spektri politik e jo politik në Kosovë duhet ta din, ne nuk jemi mesi i botës apo “Pika Arhimedit”, që me i dhën vetes kaq shumë komoditet deri aty sa edhe miqët e vërtet të Kosovës me i ven në dilema se kush jemi ne dhe çka po dojmë…

Me ne apo pa ne, procest kanë me ndodhë, mirpo nuk është mirë që kur flitet për ne, ne të jemi spekator të ngjarjes (kur kemi mundësi të jemi akterët kryesor) dhe pastaj ti përkushtohemi telave të qiftelis për “ Kongrese e mledhje të Ambassdorëve”!!!
Opozita besoj se e di që tradita politike nuk ruhet duke krijuar tradita të pa qena, për hatër të ndonjë lideri inpotent në rrethanat e caktuara.
Kosova është mbi të gjithë edhe në rastin kur ne nuk na kapën “Harku i Lahutës”.
Në rrethanat nëpër të cilën po kalon Kosova, uniteti politik e qytetar, nuk duhet të mbetet frazë e fjalorit popullist.
Zafa

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Ramush Haradinaj është takuar me presidentin e Shqipërisë, Ilir…