Zafir Berisha pretendon se polici e futi në kurth: E kam hangër foren (video)

08 qershor 2022 | 22:41

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Zafir Berisha, u gjobit disa herë pse e parkoi makinën, te zyrat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare në Prizren.

Por, të mërkurën Berisha refuzoi t’i paguante 15 eurot e shqiptuara nga policët e trafikut, madje u shoqërua në stacion me arsyetimin se e sulmoi një pjesëtar të forcave të rendit.

Mirëpo, ish-deputeti e mohoi këtë akuzë.

“Aty ku e kishte dorën te arma nuk prita me nxjerr gazin lotsjellës mem gjujtë në fytyrë, fillimisht nuk e disha çka është ky lëng”, tha Berisha, njofton Klan Kosova.

Ai tha se nuk e pagoi gjobën, meqenëse bëhet fjalë për një polic që vazhdimisht i shqipton tiketa.

Berisha që u la i lirë dyshon se i gjithë incidenti është i montuar, ndërsa policia konfirmoi se rasti u procedua sipas rregullave.

https://youtu.be/O6OKqPNQEt4

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramë Buja ka treguar…