Zafir Berisha: Qyteti i Prizrenit është kapluar nga qeverisja e keqe e LV-së

13 tetor 2020 | 12:39

Kryetari i degës së Nismës Socialdemokrate në Prizren, Zafir Berisha, gjatë një konferencë për medie ka bërë me dije se ka filluar mbajtjen e kuvendeve zgjedhore nëpër nëndegë, ku sipas tij, deri në fund të muajit tetor të përfundojë ky proces.

Berisha ka thënë se në javën e parë të muajit nëntor pritet të mbahet kuvendi i degës, nga ku do të dalin strukturat e reja të Nismës Socialdemokrate në Prizren.

“Nisma fton të gjithë qytetarët e Prizrenit, në veçanti intelektualët e rinj që t’i bashkohen sot frymës socialdemokrate të Nismës, në mënyrë që nesër të jenë pjesë e ndryshimeve pozitive për Prizren dhe Kosovë”, ka thënë ai.

Berisha ka kritikuar qeverisjen lokale në Prizren të drejtuar nga Mytaher Haskuka.

“Nisma Socialdemokrate në Prizren shprehet e shqetësuar që qyteti i Prizrenit është kapluar nga qeverisja e keqe e LV-së dhe partnerët minoritar të saj, të cilët çdo ditë po e degradojnë qytetin tonë me afera të ndryshme korruptive duke u treguar edhe shumë të paaftë, për të cilën edhe raportet e MPL-së dhe të USAID-it, tregojnë se qeverisja e Mytës dhe LV-së kanë treguar perfomancë të dobët në arsimin parauniversitar, infrastrukturë, kulturë, sport etj”, ka thënë Berisha.

Ai ka theksuar se: “Në zgjedhjet e fundit lokale vërtetë u mendua se erdhi dita e qytetarëve, por në fakt koha po tregon se erdhi dita e kusarëve dhe hajdutëve të rinj të LV-së dhe komisarëve politikë të cilët po e degradojnë gjthnjë e më shumë Prizrenin në emër të ligjit dhe rregullave siç është rasti i janarit të vitit 2019, në emër të ligjit për Zonën Historike të Prizrenit u hoqën ndërtimet me konstruksione metalike nga shumë biznese Hotelerie, të cilëve iu shkaktuan dëme të mëdha financiare, e të cilët pas disa javësh përsëri kthyen të njëjtat ndërtime, pa qenë në dijeni askush se pse u hoqën dhe pse përsëri u vendosën po të njëjtat konstruksione metalike”, ka deklaruar kryetari i degës së Nismës Socialdemokrate në Prizren, Zafir Berisha.

Ai ka shtuar se ndërtimet pa leje, mbindërtime, papastërtia, derdhja ujërave të zeza në Lumbardhë, shkatërrimi i shumë shtëpive me karakter historik në zonën historike janë gjëra që po e karakterizojnë keqqeverisjen e LV-së në Prizren.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkim Ramosaj ka marrë besimin e liderit të Aleancës për…