Zafir Berisha: Serbia dhe demokracia janë larg si dita me natën
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka thënë se qasja me logjikën millosheviqiane ndaj Kosovës dhe serbëve që jetojnë këtu nga Vuçiqi mban nën tension jo vetëm raportet Kosovë-Serbi, por mban të tensionuar edhe situatën e sigurisë në gjithë Ballkanin.
Ai ka thënë se Serbia dhe demokracia janë larg si dita me natën.
“Serbët e Kosovës nuk mundet t’i ndihmojë shteti i Serbisë siç po pretendon Vuçiqi. Ata mundet t’i ndihmojë vetëm shteti i Kosovës. Vuçiqi aktualisht po manipulon me serbët si dikur Millosheviqi gjatë viteve 80/90. Emëruesi i përbashkët i deklaratave të Vuçiqit dhe dikur Millosheviqit është që serbët përdoren ‘mish për topa’ nga liderët e tyre manipulues për të qëndruar sa më gjatë në pushtetin e Beogradit. A ka kush që ju tregon serbëve të Kosovës që keni mbetur popullata më naive në Kosovë?”, ka shkruar Berisha në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/