Zafir Berisha: Si kandidat për deputet, angazhimi im është për të mbrojtur interesat e vendit tonë

09 janar 2025 | 20:46

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-Nisma, Zafir Berisha, me numër 14, ka theksuar se si kandidat për deputet, i lindur dhe rritur në këtë tokë, ndjen një përgjegjësi të thellë ndaj çdo grushti dhe çdo ndihme që ka dhënë populli ynë për lirinë e Kosovës.

“Si luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), kam përjetuar vuajtjet, sakrificat dhe betejat që na sollën në këtë ditë të lavdishme”.

“Për vite me radhë luftuam për një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë, për një shtet të fuqishëm, të drejtë dhe të barabartë për të gjithë”.

“Tani, si kandidat për deputet, angazhimi im është që çdo mundësi që kam, ta shfrytëzoj për të përmirësuar jetën e qytetarëve, për të mbrojtur interesat e vendit tonë dhe për të ndihmuar në ndërtimin e një Kosove të drejtë, demokratike dhe prosperuese”, ka shkruar në “Facebook” Zafir Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një tubim në Ferizaj…