Zafir Berisha: Zhbërja e Kosovës s’bëhet ndryshe, vetëm kështu siç po vepron VV-ja
Zyrtari i Nismës, Zafir Berisha, ka bërë me dije se përpjekja për të kriminalizuar luftën e UÇK-së është përpjekje për të zhbërë legjitimitetin e lirisë së Kosovës.
Në profilin e tij në “Faceboook”, ai ka shkruar se nostalgjikët e frymës jugosllave kanë zënë hapësirat në jetën publike dhe institucionale.
Sipas tij, që nga paslufta, Serbia me ndihmën e disa argatëve të tyre nga radhët e shqiptarëve ka investuar në vlerësimin e antivlerave.
“Që nga paslufta, Serbia me ndihmën e argatëve të tyre nga radhët e shqiptarëve, ka investuar dhe po investon që qytetarët mos ta ken të qartë cka është vlerë dhe çka është antivlerë. E gjithë kjo nuk është rastësi, por është strategji e menduar dhe e studiur mirë nga Serbia, efektet e të cilës janë evidente ditëve të fundit me situatën e krijuar në veri të vendit. Zhbërja e Kosovës nuk bëhet ndryshe, vetëm kështu siç po vepron partia në pushtet në momentin kur po e shkruaj këtë mendim”, ka shkruar ai.