“Zagar je ti zotni”, Frashër Krasniqi përplaset keq me Xhevdet Pozharin
Aktivisti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Frashër Krasniqi është përplasur ashpër me analistin Xhevdet Pozhari, pas një diskutimi që e kanë pasur për rastin e arrestimit të kreut të PSD-së, Dardan Molliqajt.
“Ti bon analiza psikologjike se kush ka probleme psikike, e kush s’ka… I ki titujt nëpër portale”, ka thënë Krasniqi.
Ndërkohë Pozhari i është kundërpërgjigjur duke i thënë Krasniqit që të merret vetë me portalet.
“Me ata zagarët e portaleve që bashkë lëpini ashta, vazhdoni ju, mos u merrni me mu”, ka thënë Pozhari.
Ndaj gjuhës së Pozharit ka reaguar përsëri Krasniqi, duke i thënë Pozharit se “zagar je ti”
“Zagar je ti zotni, e kemi pa krejt”, i është kundërpërgjigjur Krasniqi, ndërkohë drejtuesi i debatit ka ndërhyrë dhe i ka ndërprerë lidhjen Frashër Krasniqit.