Zaha kërkohet nga Chelsea
Chelsea ka shprehur interesim për sulmuesin e Crystal Palace, Wilfried Zaha.
Sipas raportimeve nga mediet britanike, “Blutë” synojnë transferimin e 29-vjeçarit.
Në vitet e mëparshme, Crystal Palace ka kërkuar rreth 80 milionë funte për Zahan, por tani ai mund të shitet më lirë. Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023 dhe kjo mund ta detyrojë klubin ta shesë atë shumë më lirë.
Chelsea gjithashtu po punon për transferimin e sulmuesit të Barcelonës, Pierre-Emerick Aubameyang, por deri më tani klubet nuk kanë arritur marrëveshje. Klubi nga Londra me dy futbollistët e lartpërmendur dëshiron të plotësojë vendet e zbrazëta pas largimit të Timo Wernerit dhe Romelu Lukakut, me belgun që është në huazim te Interi.