“Zahir Pajaziti” mbushet me qytetarë, presin radhën për test

30 dhjetor 2020 | 09:56

Radhë të gjata janë krijuar në sheshin “Zahir Pajaziti”, aty ku qytetarët po presin për t’u testuar për Covid-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka nisur dje testimet për Covid-19 edhe në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Instituti ka bërë me dije se procedura e marrjes së mostrave do të bëhet sipas protokolleve të IKShPK-së nga ekipet të cilat marrin mostra rregullisht në IKShPK dhe në terren nëpër institucionet e ndryshme sipas indikacioneve epidemiologjike.

“Duke pasur parasysh rëndësinë e marrjes së mostrave për depistimin e rasteve të cilët nuk kanë shenja të sëmundjes. IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2, duke ju informuar gjithashtu se testimet vazhdojnë në IKSHPK dhe të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumica e njerëzve që preken nga Covid-19, por i mbijetojnë…