
Zaho festoi ditëlindjen, Edi Rama i publikon foton me të vëllanë
26 korrik 2019
| 15:56
Djali i kryeministrit Edi Rama ka mbushur dje 5 vjeç. Kreu i qeverisë ka ndarë me ndjekësit e tij në “Instagram” një foto ku duket Zaho i pikturuar në fytyrë, së bashku me vëllain e tij të madh, Gregor.
“Vëllezër në momentin kur njëri sa është bërë 5 dhe tjetri përgatitet të bëhet 30”-ka shkruar Rama krahas fotos së publikuar, që të lë të mendosh se ditëlindja e Zahos nuk është lënë pa u festuar.
Risjellim në vëmendje se Zaho ka ardhur në jetë 4 vjet pas martesës së kryeministrit Rama dhe bashkëshortes së tij Linda Rama.