Zaimi: Gjatë dy javëve të ardhshme LV-ja do të kërkojë koalicion me LDK-në
20 janar 2020
| 11:55
Anëtari i Kryesisë së LV-së, Arbër Zaimi, ka bërë me dije se Lëvizja Vetëvendosje do të vazhdojë të kërkojë koalicion me LDK-në.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se LV-ja dhe LDK-ja kanë dy javë kohë për ta bërë koalicionin qeverisës.
“Lëvizja nuk dëshiron krizë institucionale dhe as vonim të buxhetit, që nënkupton se shumë familje do të mbeteshin pa të ardhura. Lëvizja nuk mund të presë pafundësisht. Gjatë dy javëve në vijim Lëvizja do të vazhdojë të kërkojë koalicion me LDK-në, që plani i Thaçit për ta penguar qeverinë LV-LDK, të bjerë në ujë. Por, që plani i Thaçit të mos mbijetojë, duhet edhe vendosmëria e LDK-së për koalicion me Lëvizjen. Vetëm dy javë kohë ka”, ka shkruar Zaimi.