Zaimina emocionon me fjalët e ëmbla për të bijën
Tre vite më parë, Zaimina Vasjari, u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin Khloe.
Kjo e fundit ka sot tre vjetorin e lindjes, e mami Zaimina nuk mund të mos bënte një urim shumë të veçantë për të bijën.
Këngëtarja e njohur publikoi në “Instagram” një video, në të cilën kishte mbledhur të gjitha momentet e bukura të së bijës. Vogëlushja duket se do të ndjekë hapat e mamit të saj si modele, pasi në shumicën e pamjeve, shfaqet e veshur me takat e Zaiminës.
Krahas këtij kolazhi me video, ku nuk mungojnë lojërat, kërcimet, këndimet apo edhe larja në pishinë, Vasjari i bëri Khloe-s edhe një super dedikim, ku shkroi:
“Gëzuar tre vjetorin e lindjes Princeshë Khloe! Kjo është dita jote, por gjithë jetën do të jetë edhe e imja! Do e gëzoj gjithmonë këtë ditë si ditën më të bukur të jetës sime.
Khloe është fryti i dashurisë së Zaiminës me bashkëshortin e saj, biznesmenin shqiptar, Klodian Asllani, i cili është gjithashtu edhe baba i dy fëmijëve të tjerë nga një martesë e mëparshme e tij.